Kadri Veseli uron që Bajramin tjetër të ketë xhami tek Ura e Ibrit

Mos i humb

​Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Veseli është pritur nga Myftiu Naim Tërnava, në organizimin tradicional të BIK-ut.

Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për më shumë paqe dashuri e solidaritet.

Kryeparlamentari gjithashtu ka shprehur edhe një dëshirë për bajramin e ardhshëm.

“Bajramin tjetër, dhashte Zoti, ta kemi xhaminë në Mitrovicë. Duhet të fillojë ndërtimi i xhamisë tek Ura e Ibrit. Unë jam për ndërtimin e objekteve të kultit fetar, që janë tradicionale dhe në vendet ku ka nevojë”, ka thënë Veseli.

Lidhur me këtë Tërnava ka thënë se projekti dhe buxheti janë gati dhe se në momentin që krijohen kushtet do të fillojnë me ndërtimin./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit