Kadri Veselit i dorëzohet peticioni për bashkimin e Mitrovicës. Ja çfarë deklaron

Mos i humb

Peticioni me 16 mijë e 594 nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë bashkimin e Mitrovicës tashmë ka arritur në tavolinën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Këtë peticion ia ka dorëzuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai tha se pret nga Veseli që përmes institucionit të cilin e drejton të merr një vendim që Mitrovica ta ketë vetëm një kryetar.

“Ju e dini kryetar që 15 mijë banor te shpërngulur nga pjesa e veriut shqiptar ende jetojnë në mëshirën e padrejtësisë që iu ka bë dhe jetojnë në pjesën e jugut si refugjatë në qytetarin e vet. Tani qyteti i Mitrovicës së Veriut është duke u udhëhequr nga strukturat paralele. Ne bëmë peticionin dhe ti drejtohemi Kuvendit të Kosovës që në emër të qytetarëve në emër të asaj sakrifice por edhe në emër të serbëve që janë të bllokuar kërkoj dhe ju lutem vëllazërisht që këtë të drejtoni në institucionin që ju e drejtoni dhe një vendim presim që së shpejti të vije që të bëjmë një status me një kryetar pa dallime etnie”.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, konfirmoi se ky peticion do të trajtohet sipas procedurave përkatëse në fuqi, ndërsa u shpreh se Mitrovica do të jetë përgjithmonë e Kosovës.

“Është një peticion do të trajtohen në Kuvendin e Kosovës në bazë të procedurave që kemi. Kemi shumë njerëz të cilët e kërkojnë të mbrohen të drejtat e tyre nga ne. Ne do të punojmë bashkërisht. Nuk do të ketë acarim eskalim të situatës. Mitrovica është qytet i mitrovicasve. Peticioni do të trajtohet në mënyrën shumë serioze, do të shkojë në komisionin përkatës parlamentar dhe do të kemi momentin e vendimmarrjes. Mitrovica është e mitrovicasve dhe Mitrovica do të jetë përjetë e Kosovës”, deklaroi Veseli.

Image result for kadri veseli agim bahtiri

Jo shumë kohë më parë, në media u plasuan edhe pamje të një gostie ku shiheshin krerë të lartë të PDK’së, në krye me Kadri Veselin në shoqëri me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjë që sinjalizonte se këto dy palë të cilat ishin rivale të ashpra dikur, tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit