Kafja e mëngjesit e dobishme për mëlçinë

Mos i humb

Kafja e mëngjesit ul rrezikun për dëmtimin që shkakton alkooli në mëlçi.

Studiuesit e Universitetit të Southampton, kanë bërë një eksperiment, ku janë përfshirë rreth gjysmë milion burra dhe gra nga 6 vende të ndryshme.

Nga të dhënat e marra prej tyre, ata zbuluan se, personat që konsumonin rregullisht kafen e mëngjesit, kishin një përqindje më të ulët që vuanin nga cirroza e mëlçisë gjatë jetës se tyre, ose të vdisnin prej saj.

Cirroza e mëlçisë është një gjendje kur mëlçia dëmtohet, kryesisht si pasojë e përdorimi me kohë të gjatë të alkoolit, ose për shkak të infeksionit me hepatin C.

Rreziku i kësaj sëmundje është i madh, sepse ajo mund të kthehet në kancer të mëlçisë dhe shkakton miliona vdekje në të gjithë botën.

Shkencëtarët mendojnë se ndikimi i kafesë është një rezultat shumë i mirë, krahasuar dhe me mjekimet që përdoren për të parandaluar sëmundjen.

“Ky zbulim është shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh statistikat e larta të sëmundjeve të mëlçisë. Veçanërisht ndërveprimi mes alkoolit dhe obezitetit, si dhe mungesa e trajtimeve të veçanta për të parandaluar këto sëmundje për shkak të këtyre faktorëve”, tregojnë studiuesit që e kanë publikuar studimin e tyre në revistën “Alimentary Pharmacology and Therapeutics”.

Kafeja përmban mbi 1 mijë përbërës, shumë prej të cilëve janë biologjikisht shumë të mirë për shëndetin tonë. Për shkak të përhapjes së madhe që kafeja ka dhe ndikimeve të saj në shëndet, studimet lidhur me këtë substancë janë shtrirë në shumë fusha. Dhe duket se, përsa i përket shëndeti të mëlçisë, ajo ka rezultate mbrojtëse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit