Kafja pastron arteriet dhe mbron nga sulmet në zemër

Mos i humb

Konsumimi i tri gotave me kafe në ditë mund të ndihmojë në pastrimin e artereve tuaja, thotë një studim i ri.

Shkencëtarët e Universitetit nga Sao Paulo thonë se njerëzit që pinë më tepër kafe çdo ditë kanë më pak arterie “të gëlqerëzuara”, që do të thotë se kanë më pak depozita kalciumi në aortën e zemrës së tyre.

Kjo për shkak se kafeina që ndodhet në kafe ka veti antioksidues. Agjencia për siguri të ushqimit sugjerojnë se femrat shtatzëna nuk duhet të marrin më shumë se 200mg kafe, transmeton KosovaPress.

Ajo po ashtu sugjeron që fëmijët të mos pinë më shumë se 3mg kafeinë për kilogramë të masës trupore. Konsumuesit e kafesë kanë 36 për qind më pak gjasa të prekjes nga sëmundja e Parkinsonit dhe 27 për qind më pak rrezik nga prekja me Alzheimer. Studimi është publikuar në revistën American Heart Association.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit