Kajmakpare – E Ëmbël me Sherbet dhe Arra

Mos i humb

Është një ëmbëlsirë e veçantë me një shije fantastike e cila të përfshin tërësisht dhe mënjeherë sapo i provon.

Të buta dhe të shkrifëta plot sherbet, kajmakparet janë fantastike për t’i konsumuar në  çdo kohë të ditës.

Ato mund të konsumohen edhe duke shoqëruar një filxhan kafeje apo çaji të ftohtë.

Gjithashtu një kombinim fantastik i kajmakpareve është edhe akullorja me shije të ndryshme, sidomos tani kur temperaturat po ngrihen dhe moti është i ngrohtë.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e veçantë të përgatitjes së kajmakpareve krejt lehtë dhe thjeshtë në shtëpi.

Përgatitja e Kajmakpares krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit

100 gr kajmak ose krem qumështi (ose mascarpone, e gjeni në market)

3-4 lugë gjalpë i freskët

½ lugë pluhur pjekje (e gjeni në supermarket)

2/5 gota miell

Arra të thërrmuara

Për Sherbetin

4 gota sheqer

1 gotë ujë

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju sugjeron të përgatisni sherbetin.

Hidhni në një tenxhere sheqerin dhe ujin.

Vendoseni në zjarr dhe lëreni derisa sheqeri të shkrijë dhe të krijohet në formën e shurupit.

Pasi sherbeti është gati lëreni të ftohet.

Nga ana tjetër, në një enë të thellë shtoni kajmakun ose kremin e qumështit, bashkë me gjalpin dhe vaniljen.

Përziejini mirë të gjitha bashkë dhe më pas AgroWeb.org ju udhëzon që të shtoni pluhurin e pjekjes dhe të vijoni përzierjen derisa të krijohet një brumë i butë.

Nëse është e nevojshme shtoni edhe pak miell në mënyrë që brumin kur ta ndani në topdha të mos ngjitet në duar.

Në vijim, ndajeni brumin në toptha të vegjël ose jepuni formën që preferoni.

Vendosini me rradhë në një tepsi.

Futeni tepsinë në furrë të parangrohur në 180 gradë dhe lëreni të piqet derisa sipërfaqja e kajmakpareve të nisë të plasaritet.

Më pas hiqini nga furra dhe ashtu siç janë të nxehta hidhuni sherbetin e ftohtë.

Kur shërbehen spërkaten me arra të thërmuara dhe pak pluhur

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit