Kalin dënon ashpër ligjin kontrovers izraelit

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, dënoi ashpër ligjin e miratuar sot në parlamentin izraelit (Knesset) i cili e definon Izraelin si shtet-komb hebre.

“Është e pamundur të pranohet ky hap racist, i cili tregon përpjekjet për fshirjen e popullit palestinez nga atdheu i tyre jo vetëm në mënyrë fizike, por edhe ligjore”, tha Kalin.

Kalin tha se Turqia i kundërshton përpjekjet e qeverisë izraelite për krijimin e një shteti të aparteidit dhe formimin e vendbanimeve të reja ilegale që synojnë largimin sistematik të palestinezëve.

“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë kundër kësaj padrejtësie që ndodhi para syve të gjithë botës”, shtoi ai./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit