Ballina Bota Kalin: SHBA-të rrezikojnë të humbasin Turqinë

Kalin: SHBA-të rrezikojnë të humbasin Turqinë

46
0
SHPËRNDAJE

 

Kërcënimet dhe sanksionet kundër Turqisë nuk do të japin fryte, deklaroi të shtunën zëdhënësi i Presidencës se Turqisë, Ibrahim Kalin.

“SHBA-te rrezikojnë të humbasin Turqinë, të tërën. I gjithë opinioni në Turqi është kundër politikave të SHBA-ve te cilat nuk marrin në konsiderate kërkesat legjitime të Turqisë lidhur me sigurinë”, tha Kalın në shkrimin e tij për të përditshmen Daily Sabah në gjuhën angleze.

“Kërcënimet, sanksionet dhe shantazhet kundër Turqisë nuk do të japin fryte, përkundrazi vetëm se do të rrisin vendosmërinë e Turqisë, por nga ana tjetër do të izolojnë SHBA-të si në Turqi ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”, shkruan Kalin.

Vërejtjet e tij u bënë pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të rritur tarifat për aluminin dhe çelikun turk, me 20 dhe 50 për qind.

Kalın tha se administrata Trump tashmë është përfshirë në mosmarrëveshje edhe me Kanadanë, Meksikën, Kubën, Kinën, Rusinë, NATO-n, Gjermaninë dhe vende tjera, kryesisht për arsye të brendshme.

“Kjo vetëm se minon kredibilitetin e SHBA-ve si një partner të besueshëm dhe një aleat. Ky perceptim nuk dallon as në Turqi”, shtoi më tej Kalin.

Ai thotë se kriza me administratën Trump, qe lidhet me pastorin dhe luhatjet në tregun monetar, nuk do të ndikojnë në vendosmërinë e Turqisë.

“Është një fakt i pamohueshëm se lira turke po humb vlerën kundrejt dollarit amerikan, por kjo është një sfide me të cilën Turqia është e gatshme të përballet. Megjithatë, çështja është më e madhe sesa vetëm një luftë monetare”, shkruan Kalın.

Sipas tij, përpjekjet e Turqisë për të zgjidhur çështjen e Brunsonit përmes kanaleve diplomatike, jene hedhur poshtë nga SHBA-të.

“Qëllimet e mira të Turqisë dhe qasja e saj për të dhënë rezultat kane qenë të anashkaluara nga qëndrimet ideologjike dhe qasja e “rrugës sime apo asgjë”, të cilën e zbaton Shtëpia e Bardhe e kohës së Trumpit.

Zëdhënësi Kalın thotë se partneret e tyre në NATO, SHBA-të nuk kanë marrë seriozisht shqetësimet e Turqisë për çështjen e sigurisë, qe ka të bëjë me bashkëpunimin amerikan me degën siriane të PKK-se, PYD dhe YPG, dhe praninë e organizatës terroriste FETO në SHBA.

“As lufta kundër DEASH-it dhe as sistemi amerikan nuk mund të jenë një justifikim për të arsyetuar politikat dhe qëndrimet te cilat dëmtojnë interesat e sigurisë kombëtare të Turqisë, dhe që dëmtojnë marrëdhëniet turko-amerikane”, shtoi Kalın.

Ai shtoi se Turqia nuk do të dorëzohet para kërcënimeve, presioneve apo operacione financiare kundër monedhës se saj dhe tregjeve financiare të saj, si dhe nuk do të vendosë kërkesat e të tjerëve mbi kërkesat e veta të sigurisë.

“Meqë kemi përjetuar grusht shtete ushtarake, sulme terroriste dhe operacione financiare, them se Turqia vetëm se ka forcuar vendosmërinë dhe elasticitetin e saj. Asnjë kërcënim apo sulm nuk do të mund te na e ndryshojë këtë qëndrim”, përfundoi Kalın.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here