Kalin: Turqia anëtarësimin në BE e sheh si një qëllim strategjik

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin ka deklaruar se Turqia anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE) e sheh si një qëllim strategjik.

“Por, gjatë viteve të fundit nuk është arritur aq shumë përparim në këtë aspekt, për shkaqe të ndryshme. Ne duam që t’i tejkalojmë këto probleme dhe të hapim një faqe të re dhe kapituj të rinj”, ka thënë Kalin në një intervistë për France 24, para vizitës së presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Francë.

Ai tha se gjatë kësaj vizite do të diskutohen zhvillimet e fundit në Siri.

“Përderisa angazhimet për tranzicionin politik po vazhdojnë ne po përpiqemi që t’i afrojmë njëri tjetrit proceset në Astana dhe Gjenevë dhe që t’i vendosim ata nën ombrellën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Në kuadër të vizitës do ta diskutojmë këtë çështje”, tha Kalin.

Zëdhënësi Kalin bëri të ditur se në Paris do të diskutohen edhe çështjet tjera rajonale si siguria dhe lufta kundër terrorizmit në Irak.

Kalin duke iu përgjigjur pyetjes për marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së tha se “Ne si Turqi anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE) e shohim si një qëllim strategjik”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit