Kalin: Turqia do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ka thënë se “Turqia do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë në drejtim të interesave kombëtare”.

Kalın tha se Koalicioni Ndërkombëtar në një deklaratë me shkrim ka informuar disa media se “Po angazohet me qëllim të themelimit dhe të trajnimit të Forcave Demokratike të Sirisë dhe Forcave të Sigurisë Kufitare të Sirisë”.

Ai i ka vlerësuar si shqetësuese hapat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilat sipas tij, në vend që t’i japin fund mbështetjes së dhënë për PYD-YPG-në, e cila është zgjerimi i PKK-së në Siri, me arsyetim se “po lufton me DEASH-in” po përpiqet që ta legjitimojë këtë organizatë terroriste dhe ta shndërrojë atë si të përhershme në rajon.

“Assesi nuk është e mundur pranimi i kësaj gjendjeje. Ashtu si deri më sot, edhe në periudhën e ardhshme, Turqia në kuadër të deklaratave të zotëri Presidentit tonë (Recep Tayyip Erdoğan), do të vazhdojë luftën kundër çdo lloj organizatave terroriste, çfarë do qoftë emri apo forma e saj, me vendosmëri brenda dhe jashtë kufijve të saj. Turqia do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë në drejtim të interesave kombëtare”, tha Kalın.

Sipas tij, Turqia ka të drejtën për çdo lloj ndërhyrje kundër organizatës terroriste si një objektivë legjitime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit