Kalin: Turqia lufton me terroristët, jo me kurdët

Mos i humb

Zëdhënësi i presidencës së Turqisë, İbrahim Kalin, në përgjigje të presidentit amerikan, Donald Trump, është shprehur se, “Është një gabim fatal barazimi i kurdëve me PKK-në dhe krahun e saj në Siri PYD/YPG. Turqia lufton me terroristët jo me kurdët. Do t’i mbrojmë kurdët dhe sirianët e tjerë nga kërcënimi i terrorizmit”.

Në lidhje me postimin e presidenti amerikan Donald Trump për sirinë, zëdhënësi Kalın ka theksuar ndër të tjera se

“I nderuar Trump, terroristët nuk mund të jenë aleatët dhe partnerët tuaj. Turqia pret nga SHBA-të që të zbatojë përgjegjësitë e partneritetit strategjik dhe të mos e mbulojë këtë me propagandën e terrorit”, ka theksuar Kalin.

Trump nga llogaria e tij në Twitter ka njoftuar nisjen e tërheqjes së SHBA-ve nga Siria dhe se lufta kundër DEASH-it do të vazhdojë.

Trump në të njëjtën kohë ka kërcënuar me ekonominë e vendit nëse Turqia do të vendosë në shënjestër YPG/PKK-në dhe ka theksuar se do të formonin zonën e sigurisë prej 20 miljesh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit