Kallëzim penal ndaj 22 zyrtarëve policor për rastin e njohur si “Gylenistët”

Mos i humb

Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar kallëzim penal nga Inspektorati Policor ndaj 22  zyrtarëve të policisë së vendit për rastin e njohur si “Gylenistët”.

Këtë për Klan Kosovën e bëri të ditur Ekrem Lufiu, zyrtar për media nga Prokurorinë e Shtetit.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga IPK-ja ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehur të tjerë në lidhje me ketë rast”, ka thënë Lutfiu.

Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit