Kampus të ri universitar; Rama te Qyteti Studenti: 11 godina të reja

Mos i humb

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj prezantuan në Qytetin Studenti projektin për ndërtimin e një kampusi të ri për studentët. Bëhet fjalë për 11 godina të reja dhe një bibliotekë të madhe. Rama tha se hapësirat u zaptuan nga njerëz me pushtet. Pas kësaj deklarate, ish presidenti Nishani bëri padi për shpifje.

Brenda mandatit të ri të kryetarit të Bashkisë përfundon kampusi i ri universitar për studentët.

240 mijë metër katrorë është e gjithë sipërfaqja, por mungojnë 13 mijë metër katrorë të cilat janë zaptuar dhe kanë penguar zhvillimin e projektit të bërë gati që në vitin 2015 tha kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Na rezultoi tokë e xanun nga ata që krijuan partinë këtu në Qytet Studenti” dhe e di çfarë, mensa është marrë nga vëllai i presidenti është bërë lloto, e kanë legalizuar dhe tani duhet t’i dëmshpërblejmë”.

Teksa shpaloste projektin për kampusin universitar ku përveç donatorëve të huaj qeveria ka akorduar një fond bashkisë për të filluar punë, një studente ka tentuar t’i ndërpresë fjalën.

Projekti, i cili do të diskutohet deri në fillim të verës dhe një grup i përbashkët ndërmjet ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve do të paraqesin ndërhyrjet e nevojshme në të.

Projekti i kampusit universitar është bërë nga një arkitekt i njohur italian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit