Kanada, 4 të vdekur gjatë rrëzimit të një helikopteri

Mos i humb

Së paku katër persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri në rajonin e Ontaria-s në Kanada.

Në helikopterin në pronësi të ndërmarrjes “Hydro One” kanë qenë prezent elektricistë, të cilët janë kthyer nga terreni. Helikopteri për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit është rrëzuar afër vendit Tweed.

Zëdhënësi i ndërmarrjes, Ferio Pugliese, konfirmoi se kanë humbur jetën piloti dhe tre të punësuar të tjerë.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në rrjetin social Twitter shkroi se “nga Ontario lindore erdhën lajme tragjike” dhe u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

Alex Fournier, zëdhënës i Departamentit për siguri të transportit të Kanadasë, i cili zbaton hetimin lidhur me aksidentin, tha se më shumë informacione do të ketë pas përfundimit të hetimit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit