Kanada, fillon procesi për ekstradimin e shefes financiare të Huaweit

Mos i humb

Ministria Federale e Drejtësisë së Kanadasë ka njoftuar se ka filluar procesi i ekstradimit të shefes financiare (CFO) Meng Wanzhou të gjigantit teknologjik kinez Huawei drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Wanzhou u arrestua fillimisht më 1 dhjetor 2018 në Kanada me arsyetimin për manipulim për të shkelur sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Iranit. Më pas ajo u lirua me një garanci prej 10 milionë dollarë kanadez.

“Kanadaja është një vend i sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratë ku bëhet e ditur se vazhdon të shqyrtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të plotë provat në lidhje me çështjen.

Në deklaratë vihet theksi se në gjykimin e ekstradimit nuk do të jepet vendim nëse është apo jo fajtore Meng Wanzhou dhe në rast të ekstradimit të saj çështja do të gjykohet në SHBA. Ndërkohë data për seancën e parë do të përcaktohet më 6 mars nga gjykata e lartë e shtetit British Columbia të cilën e ka ngarkuar Ministria Federale Kanadeze e Drejtësisë.

Meng Wanzhou, vajza e Ren Zhengfei pronarit të firmës teknologjike Huawei, njëherësh drejtoreshë e çështjeve financiare (CFO), u arrestua në Vancouver të Kanadasë më 1 dhjetor 2018 me kërkesën e SHBA-ve me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Iranit. Gjykatësi kanadez William Ehrcke që gjykoi çështjen vendosi lirimin e saj me kusht me një garanci prej 10 milionë dollarësh kanadez teksa Meng Wanzhou pret vendimin në lidhje me kërkesën zyrtare të SHBA-ve për ekstradim.

Ndërkohë pas kësaj edhe Kina konfirmoi arrestimin e dy shtetasve kanadezë, ish diplomatit kanadez Michael Kovrig dhe biznesmenit Michael Spavor duke sqaruar se janë kapur nën dyshimet për rrezikim të sigurisë kombëtare. Po ashtu Kina dënoi me dënim me vdekje pas një rigjykimi shtetasin kanadez Robert Schellenberg i cili në vitin 2016 ishte dënuar me 15 vite burg në lidhje me kontrabandimin e drogës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit