Ballina Bota Kanadaja është e gatshme të presë 1 milion emigrantë

Kanadaja është e gatshme të presë 1 milion emigrantë

90
0
Canadian flag in front of view of False Creek and the Burrard street bridge in Vancouver, Canada.

 

E mbani mend kur keni thënë se dëshironi të zhvendoseni në Kanada? Tashmë është koha e duhur të nisni të paketoni sendet tuaja. Parlamenti kanadez ka shpallur planet për të pranuar mbi 1 milionë rezidentë të rinj të përhershëm gjatë tre viteve të ardhshme, njoftoi CNN. Një shifër e tillë përbën 1 % të popullsisë së vendit cdo vit.

Kanadaja priti në vitin 2017 mbi 286 mijë rezidentë të përhershëm, ndërsa planifikon që këtë vit të pranojë 350 mijë mijë, në vitin 2020 – 360 mijë, ndërsa në 2021 – 370 mijë.  “Falë emigrantëve kryesisht që kemi mirëpritur gjatë gjithë historisë sonë, Kanadaja është shndërruar në një vend të fortë dhe plot gjallëri, cfarë na pëlqen të gjithëve”-është shprehur ministri për emigracionin në Kanada Ahmed Hussen.

Ai është vetë nga Somalia dhe shprehet se ardhja e emigrantëve të rinj do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë se vjetër në Kanada, do të rrisë numrin e lindjeve dhe do të rrisë forcën e punës. Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj emigrantëve vjen ndërkohe që disa vende të tjera perëndimore, përfshirë këtu edhe SHBA, po miratojnë politika kufizuese për ta.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here