Kanadaja thirrje për respektim të armëpushimit në Siri

Mos i humb

Kanadaja kërkon zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushim humanitar në Siri.

Në njoftimin me shkrim të publikuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Chrystia Freeland, duke vënë në pah vendimin e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, thuhet: “Duam që të zbatohet plotësisht vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushimin humanitar në Siri duke përfshirë edhe Gutën Lindore”.

“Është e rëndësisë jetësore që të gjitha palët, të tregojnë respekt të pakusht për armëpushimin në mënyrë për të ndaluar vrasjen e civilëve dhe për të lejuar dorëzimin e ndihmave humanitare”, tha Freeland.

Sipas raporteve të arritura në Ministrinë e Punëve të Jashtme, armëpushimi në Siri është shkelur 48 orë pas pranimit, thuhet mes tjerash në deklaratë duke theksuar se kjo shkakton shqetësime të mëdha tek ta.

“E dënojmë qasjen e regjimit të Asadit dhe aleatëve të tij Rusisë dhe Iranit. Regjimi ka shënjestruar shërbime publike dhe civile si shkolla dhe spitale. Bashkë me taktikat e rrethimit dhe urisë kanë përdorur dhe armë kimike si dhe bomba fuçi. Kanadaja siguron fonde për grupet për ndërhyrje emergjente në Guta, përfshirë dhe Helmetat e Bardha. I përgëzojmë guximtarët të cilët përpiqen të shpëtojnë jetë. Mbrojtja e civilëve është e patjetërsueshme në të drejtën ndërkombëtare humanitare”, thuhet në deklaratë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit