Ballina Bota Kanadaja vendos tërheqjen e familjeve të diplomatëve nga Kuba

Kanadaja vendos tërheqjen e familjeve të diplomatëve nga Kuba

14
0
SHPËRNDAJE

 

 

Qeveria e Kanadasë ka urdhëruar tërheqjen e familjeve të diplomatëve nga Kuba për shkak të një sëmundje misterioze që është paraqitur në mesin e stafit diplomatik në vend.

Autoritetet kanadeze kanë shpallur Kubën si një “delegacion pa përcjellje”, që do të thotë se diplomatëve kanadezë nuk u lejohet qëndrimi në atë vend gjatë misionit. Familjet e diplomatëve në Kanada pritet të mbërrijnë në ditët në vijim.

Vendimi është marrë menjëherë pas raportit të ri mjekësor për problemet misterioze shëndetësore me të cilat janë përballur dhjetëra diplomatë amerikanë dhe kanadezë, si dhe anëtarë të familjeve të tyre.

Raporti thotë se diplomatët kishin dhimbje koke intensive të pashpjegueshme, marramendje, humbje afatshkurtër të kujtesës dhe një ndjenjë të lodhjes kronike që mund të ishte rezultat i një lloji të ri të dëmtimit të trurit.

“Shkaku i sëmundjes është i panjohur, por është e mundur që ai të jetë faktor antropogjen”, thuhet në raport.

Kanadaja ka angazhuar më parë ekipet e saj mjekësore për të kryer ekzaminuar diplomatët, por nuk janë identifikuar shkaqe konkrete.

Diplomatët e dëmtuar thonë se në periudhën e problemeve shëndetësore ata kanë dëgjuar frekuenca të larta dhe tinguj të dhimbshëm. Ekzistojnë një numër teorish të atyre që flasin për sulme sonike deri në sëmundje psikologjike, por deri më tani nuk ka dëshmi konkrete për këtë.

Po ashtu edhe SHBA-të kanë tërhequr shumicën e stafit diplomatik dhe familjeve të tyre nga Kuba pasi më shumë se 20 amerikanë në Havanë u ankuan për probleme të ngjashme shëndetësore në janar.

Kanadaja më parë ka shpallur “delegacion pa përcjellje” Libinë dhe Afganistanin, në të cilat familjet e diplomatëve nuk u lejohet të qëndrojnë për shkak të krizës së sigurisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here