Kancelari Kurz: Bashkimi Europian i kompletuar vetëm me Ballkanin Perëndimor

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot mori pjesë në takimin e mëngjesit, së bashku me liderë tjerë, të ftuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Në këtë mëngjes pune, Kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Kosovës për fqinjësi të mirë dhe për partneritet ekonomik dhe politik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kosova është e përkushtuar në raport me obligimet e saj ndërkombëtare dhe ato që zhvillohen në kuadër të raporteve të mira ndërfqinjësore dhe pret edhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ta dëshmojnë këtë frymë bashkëpunimi”, tha Kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga kancelari Kurz mbështetjen e Austrisë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e futur atë në agjendë për votim gjatë muajit dhjetor të këtij viti.

Nga ana e tij, Kancelari Kurz tha se është nder për të që t’i ketë gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, duke falënderuar komisionerin Hahn për prezencën. Më tej, kancelari Kurz tha se Austria është historikisht partner i fortë i vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Mendojmë se Bashkimi Europian është i kompletuar vetëm atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së. Stabiliteti i Europës është i varur nga stabiliteti i vendeve të Ballkanit”, tha kancelari Kurz.

Ndërkaq, komisioneri Hahn tha se ky është një rast i mirë për të diskutuar dhe për të larguar të gjitha barrierat që vendet e Ballkanit kanë mes vete dhe të shtohet bashkëpunimi veçmas në fushën e konektivitetit dhe digjitalizimit, për të cilën tha se BE do të vazhdojë mbështetjen./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit