KANDIDATJA/ Gruaja tjetër anti-Trump: senatorja që kërkon ta sfidojë në Presidencialet 2020

Mos i humb

 

Senatorja amerikan Elizabeth Warren, një politikane liberale e Wall Street-it, bërë e njohur prej këmbimit të  fyerjeve me Donald Trump, u bë të hënën anëtarja më i shquar e Partisë Demokratike, duke shpallur ambicien që të jetë pikërisht ajo sfiduesja e presidentit republikan në zgjedhjet e vitit 2020, për të kapur kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo njoftoi se kishte ngritur një komision përgatitor që do të merrej me të gjithë procedurën, e cila do ia mundësonte daljen si kandidate nga radhët e demokratëve. Në Twitter, ajo njoftoi se do të shpallë në fillim të vitit 2019 vendimin për të kandiduar.

Warren, 69 vjecce, një senator nga Massachusetts që nga viti 2013, ishte një nga kritikët ashpra të Donald Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, pas së cilës ata vazhduan të këmbejnë fyerje.

Trump e quajti atë me tallje si një “Pocahontas”, sepse ajo pretendon të ketë rrënjë indiane.

Ndërkohë, gara për kandidatë presidencialë nga radhët e demokratëe është jo e lehtë, ku ambicie kanë shfaqur shumë emra, duke përfshirë senatorin Kamal Harris, Corey Booker, Kirsten Gillibrand, si dhe ish-zv/presidenti Joe Biden.

Ish-kryetari i bashkisë së San Antonios, Julian Castro, si dhe ish-Sekretari i Strehimit në administratën e Obamas, gjithashtu dëshirojnë të kandidatojnë.

Ndërsa ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga Maryland, John Delaney është i vetmi demokrat i cili ka njoftuar zyrtarisht një fushatë presidenciale.

Një nga rivalët më të rëndësishëm të senatores Ëarren mund të jetë senatori Bernie Sanders, i cili ushqen të njëjtën retorikë si ajo.

Emërimet e para të partisë do të mbahen në Ioëa më 3 shkurt 2020.

Donald Trump erdhinë pushetet duke garuar pikërisht me një grua, Hillary Clinton, por e mundi atë në një proces me shumë dritëhije, kompromentuar nga përfoljet për ndërhyrje ruse. /tesheshi.com/   

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit