Kanosi me automatik babain, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Mos i humb

Një 39-vjeçar është arrestuar nga forcat e Komisariatit të Policisë së Durrësit, me akuzën se ka kanosur me armë zjarri automatik babain e tij.

I arrestuari është Fatbardh Muçka, banues në Durrës, i cili kishte kanosur me armë zjarri automatik, model 56, të atin e tij 71-vjeçar, S. Muçka.

Ndaj tij rëndojnë tashmë veprat penale të “dhunës në familje” dhe “prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për të cilat do të procedohet më tej nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit.

Arrestimi i tij është bërë në flagrancë, ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma e zjarrit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit