Kantoni i Cyrihut do t’i regjistrojë vetë të kthyerit nga vendet e rrezikut

Mos i humb

Kantoni i Cyrihut mbledh të dhënat e kontaktit të të gjithë udhëtarëve që kthehen përmes rrugës ajrore nga vendet me rrezik të lartë me detyrimin për karantinë. Informacioni pastaj përcillet në gjurmimin e kontaktit.

Kompanitë ajrore kanë filluar që nga e hëna të përcjellin detajet e kontakteve përmes formularëve të mbushur nga pasagjerët në policinë e aeroportit.

Policia e aeroportit regjistron të dhënat nga pasagjerët që jetojnë në kantonin e Cyrihut dhe i përcjell ato te departamenti i shëndetësisë.

Dhe, sipas një deklarate nga Policia e Kantonit të Cyrihut, Departamenti i shëndetësisë mund të sigurojë në mënyrë efektive gjurmimin e kontakteve.

Ndryshimi është se deri më tani, të dhënat së pari janë përcjellë në nivelin federal e pastaj i janë kthyer kantonit.

Kjo ecuri, për autoritetet e Cyrihut ka qenë e papranueshme dhe burokratike, prandaj ka vendosur që ta realizojë vet këtë proces.

Ministri përgjegjës (drejtor për siguri) në Qeverinë e Kantonit të Cyrihut Mario Fehr ka informuar mediat rreth këtyre masave të zbatimit të mërkurën pasdite në konferencën e mbajtur në Aeroportin Kloten.

“Është thelbësore që masat e marra të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme”, citohet drejtori i sigurisë në një njoftim nga policia e kantonit.

Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur në mënyrë efektive popullsinë nga virusi i koronës.

Prandaj, personat e dyshimtë raportohen në polici përmes gjurmimit të kontakteve në rastet kur ka indikacione për mospërfillje të detyrimit të raportimit dhe karantinës.

Nëse rezulton se karantina ose detyrimi i raportimit nuk është përmbushur, autorët mund të dënohen. Ata mund të gjobiten deri në 10.000 franga.

Qëndrimi është që udhëtarët të cilët nga vendet e rrezikut, të përcaktuara nga qeveria federale me një rrezik të rritur të infeksionit të koronës duhet të shkojnë menjëherë në karantinë.

Ndërkaq drejtoria e shëndetësisë duhet të njoftohet brenda dy ditësh

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit