Kantoni i Zug-ut vendos kundër të drejtës së të huajve për të votuar

Mos i humb

Shtetasit e huaj që jetojnë në ndonjërën nga komunat e Kantonit Zug as në të ardhmen nuk do të kenë të drejtë për të votuar.

Parlamenti i Kantonit të Zug-ut, ka hedhur poshtë një kërkesë të bërë nga Partia Socialdemokrate (SP) me 55 vota ndërkohë që vetëm 18 sosh kanë qenë pro.

Në mocionin e saj, SP kishte kërkuar që në rishikimin e pjesshëm të Ligjit mbi Votimin dhe Zgjedhjet, komunat të kenë të drejtë të vendosin të pavarura nëse do t`ua japin të huajve të drejtën e votës në nivel komunal. Në tekstin e mocionit kërkohej që Kushtetuta e Kantonit të plotësohej duke i shtuar formulimin “mundet”, që do të nënkuptonte mundësinë për veprim të komunave në këtë drejtim.

Por, përveç te deputetët e SP-së dhe ALG-së (Të gjelbrit) kjo ide nuk gjeti mirëkuptim te asnjëri nga deputetët tjerë të Parlamentit të Kantonit Zug.

Shumica e djathtë në parlament konsideron se pasja e pasaportës zvicerane edhe më tutje duhet të jetë kusht që mundëson votimin gjegjësisht pjesëmarrjen në vendimmarrjen politike të komunave.

SP po ashtu është mbivotuar edhe sa i përket kërkesës së saj që edhe tër injtë e moshës 16 vjeçare të kenë të drejtë vote në nivel të komunës.

Në Parlamentin e këtij kantoni, Partia Socialdemokrate ka gjithsej 7 deputetë ndërsa njëri prej tyre është bashkatdhetari ynë, Zari Xhaferi nga Gostivari./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit