Kaos në ShBA: Dhunë, zjarr dhe plaçkitje në ditën e gjashtë të protestave për vdekjen e njeriut me ngjyrë

Mos i humb

Masakër në minierën e gurëve të çmuar, të paktën 113 të vdekur

Guri i çmuar Giada dhe Rubinët, duket se sot kushtojnë edhe më shtrenjtë në Mianmar, pasi në një minierë në veri të...

Covid, rriten rastet e reja të infeksionit në Seul dhe Tokio

Në Korenë e Jugut, janë raportuar 63 raste të reja infeksioni nga koronavirusi, për një total prej më shumë se 13 mijë...

“Pa ngrënë, pa pirë e të izoluar”, rrëfimi i infermieres kosovare në frontin e luftës me koronavirusin

Marigona Haziri, infermiere në Klinikën Infektive në Prishtinë, u detyrua të qëndrojë tre muaj në një banesë me qira larg prindërve me...

Gjumi i keq ndikon tek qarkullimi i gjakut, ja kujdesi që duhet të tregoni

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit. Këtë e kanë konfirmuar shumë studime sipas të cilave,...

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan të dielën protestat kundër dhunës policore dhe racore ndaj afrikoamerikanëve. Përplasje u regjistruan edhe përpara Shtëpisë së Bardhë.

Protestuesit që demonstrojnë për vdekjen e afroamerikanit Xhorxh Floid e zhvendosën të dielën revoltën e tyre përpara Shtëpisë së Bardhë.

Policia përdori gaz lotsjellës, spraj irritues dhe bomba tymuese për të ndarë turmën e mbledhur para godinës presidenciale teksa ndiznin zjarre dhe qëllonin me gurë drejt kordonit të sigurisë.

Nga ana e tyre, demonstruesit brohoritnin mesazhet “jeta e afroamerikanëve vlen”, “mos qëlloni” dhe “pa drejtësi nuk ka paqe”.

Kryeqyteti i vendit dhe rreth 40 qytete të tjera solli në fuqi gjendjen e shtetrrethimit duke nisur mbrëmja.

Në natën e gjashtë të trazirave, u raportuan disa raste të përplasjeve mes policisë dhe protestuesve.

Pasi nisi paqësisht, një demonstratë në Boston përfundoi me përdorimin e shkopave të gomës dhe djegien e automjeteve të policisë.

Në shtetin e Pensilvanisë, në Filadelfia, dhe në Los Anxheles, banorët plaçkitën bizneset duke nxitur edhe presidentin, Donald Trump, të apelojë për ndaljen e incidenteve kriminale përndryshe do thërriste ushtrinë.

Në Mineapolis, shoferi i një kamioni nuk frenoi para turmës që kishte bllokuar autostradën e qytetit.

Mjeti u ndal pas rrethimit nga të pranishmit ndërsa shoferi u nxor jashtë duke u dhunuar edhe fizikisht, përpos arrestimit nga policia.

Në qytetin e Denverit në shtetin qendror të Kolorados me mijëra qytetarë marshuan paqësisht me duart prapa duke thirrur “nuk marr dot frymë”.

Këto ishin ndër fjalët e fundit që shqiptoi 46-vjeçari Xhorxh Floid para se të humbiste jetën pas asfiksimit gjatë arrestimit nga policia, ngjarje e cila ka ngjallur një valë rebelimi me ngjyrime politike dhe racore kudo nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri.

Gjermania regjistron 4 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 219 raste të reja

Katër persona kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit. Po ashtu mësohet...

Rusia ka regjistruar 6611 raste të reja të infeksionit

Në 24 orët e kaluara, Rusia ka regjistruar 6.611 raste të reja të koronavirusit. Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm...

Bardh Spahia pyetje të hapur kryeministrit Rama: Na trego

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook thotë se qeveria Rama nuk ka asnjë strategji për të vënë nën...

CNN: Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike!

Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës....