Ballina Ndryshe Kapen 50 krokodilë në aeroport

Kapen 50 krokodilë në aeroport

9
0
SHPËRNDAJE

Në aeroportin e Heathrow të Londrës janë konfiskuar 50 krokodilë pasi kushtet e tyre të transportit shkelin rregullat.

Zvarranikët 1 vjeçarë, të cilët arritën nga Malajzia, ishin përleshur me njëri-tjetrin gjatë udhëtimit për shkak të hapësirës së vogël e të ngushtë ku ishin vendosur.

Secila prej pesë kutive të përdorura për transportin e tyre, kishte vend për 4 krokodilë. Por në secilën prej tyre ishin vendosur 10 zvarranikë.

Një prej krokodilëve ka ngordhur.

Ata ishin të destinuara për tu dërguar në një fermë në Cambridgeshire por tani janë nën kujdesin e zyrtarëve nga Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara (CITES).

49 krokodilët do të rikthehen në vendin e tyre.

Grant Miller, kreu i CITES në Heathrow, tha: “Nuk është e pranueshme që zvarranikët të transportohen në këtë mënyrë. Ne do të ndalojmë çdo gjë që bie në kundërshtim me rregulloret e CITES prandaj kjo do të shërbejë si paralajmërim për ata që mendojë të transportojnë kafshët e egra në kushte të tilla.”/tesheshi.com/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here