KAPITALI/ Valuta për çdo krizë: është koha për ar!

Mos i humb

Sa herë që investitorët janë të shqetësuar nga konfliktet politike dhe ngjarje të tjera negative, jepen në kërkim të strehëve të sigurta dhe takimi me arin është i pashmangshëm, duke qenë se e konsiderojnë si një stabilizator par excellence.

Metalet e çmuara kanë bërë një “tubim” të vërtetë në muajt e fundit.

Në gusht, ari arriti vlerën më të ulët për vitin mee rreth 1.170 dollarë për një ons (31.1 gram), dhe tani arrin në 1,290 dollarë – një rritje prej dhjetë për qind.

Ka shumë indikacione se metali i çmuar do të mbetet në kërkesë në vitin 2019. Ari zakonisht është i fortë kur investitorët në mbarë botën janë të shqetësuar. Dhe ka shumë arsye për këtë.

Tre probleme mund të gjenden në Evropë: Franca kërcënon të humbasë rolin e saj si stabilizues i Bashkimit Evropian ç’prej kur Macron mori hyri në zyrë; Italia me borxhet e larta dhe me qeverinë e saj gërrnjare po bëhet gjithnjë e më shumë një fëmijë problematik në Evropë, ndërsa Britania rend drejt  largimit nga BE ku me 29 mars duhet të finalizohet gjithçka, ndonëse një marrëveshje e rregullt Brexit ende nuk është nënshkruar.

Jashtë Evropës, pika të ndryshme të nxehta po shkaktojnë pasiguri. SHBA dhe Kina kanë diktuar mbi politikat e tyre tregtare për disa muaj, duke e ndëshkuar njëri-tjetrin duke imponuar detyrime doganore. Ka një një afrim, por konflikti ende nuk është zgjidhur.

Por krizat individuale shpesh nuk janë të mjaftueshme për të rritur çmimin e metaleve të çmuara. Dollari amerikan gjithmonë ka pasur një ndikim të madh në lëvizjen e çmimeve të arit. Monedha amerikane është më e fortë se monedhat e tjera, ndërkohë që ka më pak kërkesa për ar nga zonat jo-dollarëshe.

Në muajt e ardhshëm, dollari aktual ndoshta do të bjerë. “Ne presim që dollari amerikan të zhvlerësohet këtë vit, pasi shumë banka qendrore në botë po forcojnë politikën e tyre monetare, ndërsa Shtetet e Bashkuara po i afrohen fundit të ciklit të rritjes së normave të interesit”, tha Nitesh Shah, një ekspert që mbështet rritjen e çmimit të arit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit