Kapshticë, 200 kg kanabis brenda kamionit me frigoriferë, arrestohet shoferi nga Tirana

Mos i humb

Në pikën kufitare të Kapshticës është bllokuar një kamion që transportonte kanabis.

Të dhënat për rastin i bën me dije për “BalkanWeb” gazetarja Lorena Kodra, e cila sqaron se kamioni në fjalë transportonte frigoriferë, por brenda ngarkesës policia kufitare ka mundur të gjejë edhe 200 kg kanabis.

Po sipas saj, kamioni do të udhëtonte nga Shqipëria në Greqi, ndërsa lënda narkotike u gjet e fshehur në tavanin e mjetit.

Policia ka arrestuar sakaq drejtuesin e kamionit. Bëhet fjalë për një 55-vjecar nga Tirana.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit