Karamelo në Kuvend, OMONIA ‘kundër’ tij: Vendim individual

Mos i humb

Pas vendimit të Grigor Karamelos për të qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, si deputet, ka reaguar edhe OMONIA. Përmes një deklarate zyrtare, Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA), sqaron se  vendimi i tij është personal, duke u distancuar publikisht nga përplasja e tij me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

OMONIA shprehet se vendimi i PBDNJ-së për të djegur mandatet është një akt politik serioz, por i nevojshëm për vendosjen e demokracisë në vend.

Njoftimi:

Sqarim lidhur me vendimin individual të anëtarit tonë të zgjedhur në forumet drejtuese të Organizates, z. Grigor Karamelo, për të pranuar mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Me qëllim shmangien e çfarëdo pështjellimi të padëshiruar në referencë të zgjedhjes personale dhe vendimit individual të anëtarit tonë të zgjedhur në forumet drejtuese të Organizatës, z. Grigor Karamelo, për të pranuar pozicionin e deputetit të listës së Partisë Demokratike, sqarojmë se për këtë nuk pati dhe nuk ka asnjë dakordësi miratuese nga ana e organeve institucionale të OMONOIA-s. Bëhet fjalë për një vendim individual dhe respektive janë edhe konsekuencat dhe përgjegjësitë politike.

BDMEG OMONOIA, duke miratuar dhe mbështetur vendimet politike të PBDNJ-së, sikundër ato shprehen nga Kryetari i saj, çmon se heqja dorë nga mandatet parlamentare të anëtarëve të Kuvendit të opozitës, përbën me të vërtetë një akt politik tejet serioz, por ndërkaq, adekuat me synim rehabilitimin e rendit politik  dhe funksionimit normal të procesit të demokracisë në vend. Si Minoritet Etnik Grek kemi arsye thelbësore të jemi në atë anë të shoqërisë që kërkon përmirësime esenciale të mënyrës së të ushtruarit të qeverisjes, mirëfunksionimin e drejtësisë, luftimin e varfërisë dhe kryesisht përshpejtimin e reformave që hapin rrugën e procedurave integruese të Shqipërisë në BE.

Zyra e Shtypit dhe Komunikimit

BDMEG OMONOIA

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit