Karantina në Zvicër: Nëse udhëtoni nga Franca, duhet t`i dini këto

Mos i humb

Duke filluar nga e hëna,udhëtarëve nga  nëntë vende franceze do t`ju duhet të karantinohen për dhjetë ditë në qoftëse hynë në Zvicër. Ministri i Shëndetësisë në Francë, Alain Berset, të premten u deklarua se ata që do të hyjnë nga këto vende të Francës,  Centre-Val de Loire, Hauts-de-France, Île de France, Normandy, Nouvelle-Aquitaine, Occitanie, Pays de la Loire, Provence-Alpes-Côte d’Azur do të ju duhet të karantinohen për 10 ditë. Ky vendim është marrë duke u bazuar në numrin e rasteve me koronavirus në këto zona.

Kush do të preket nga ky vendim i ri?

Të gjithë që udhëtojnë nga këto vende, qofshin edhe shtetas të Zvicrës që kthehen nga pushimet, do të ju duhet të deklarohen tek autoritetet shëndetësore në kantonet e tyre.

Regjistrimi duhet të bëhet më së voni, dy ditë pasi që keni mbërrijtur dhe ekzistojnë dy forma: duke i thirrur autoritetet ose duke u regjistruar onilne

Qeveria thotë se beson që qytetarët do të veprojnë me përgjegjësi.

Gjoba që duhet të paguhet në qoftëse nuk regjistroni ose e theni karantinë është 10.ooo franga.

Përveç këtyre vendeve nga Franca edhe ata që do të udhëtojnë nga kryeqyteti i Austrisë, Vienna, do të ju duhet të hynë në karantinë gjithashtu, pasi që qeveria zvicërane i ka vendosur në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Kush lirohet nga rregulli i karantinës?

Punëtoret francez, që janë në kufi me Zvicrën dhe e gëzojnë lejen G, nuk do të ju kërkohet të karantinohen pasi që zonat prej nga ata vinë shumica nga Haute-Savoie, Ain, and Haute-Rhin, nuk janë në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Gjithashtu, punëtorë nga këto zona kanë shumë ndikim në ekonominë e Zvicrës, sidomos në rajonin e Liqenit të  Gjenevës, ku janë të punësuar rreth 125.000 punëtor kufitar nga Franca,

Gjithashtu, vetëm në Gjenevë, 60% e punëtorëve shëndetësor jetojnë në Francë.

A mundet që edhe vend të tjera të futen në listën e vendeve me rrezikë në Zvicër?

Qeveria e Zvicrës thotë se janë duke e ndjekur një metodë që po e përdorin edhe vendet e tjera europiane, ku po mundohen që vendet fqinje të mos i përfshijnë në listën e rrezikut, pasi që rrezikohet ekomonia e vendit, siç është rasti i Francës, ku shumica e punëtorëve janë nga ai vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit