Kasimi nga Guta Lindore ndan fatin e njëjtë me foshnjën Kerim

Mos i humb

Palmer: SHBA duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bisedimet Kosovë-Serbi

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer shprehet entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë me portalin...

Osmani: Shtesat për policë të domosdoshme për trajtim të drejtë dhe të dinjitetshëm

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka takuar sot kryetaren e sindikatës së policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe kryetarin e rajonit të...

Pastronte paratë e kunatit të arrestuar për trafik droge në Danimarkë, sekuestrohet pasuria e Astrit Beqirit dhe bashkëpunëtorit të tij

SPAK ka sekuestruar pasurinë e Astrit Beqirit dhe të Dhimitri Shkodranit, pasi akuzohen për pastrim parash. Beqiri dhe Shkodrani...

Konfirmohen 13 të infektuar me koronavirus në burgun e Zaharisë

Në burgun e Zaharisë në Krujë kanë rezultuar 13 të dënuar pozitiv me Covid-19. Ndërkaq, ende nuk dihet gjendja...

Pas foshnjës Kerim që u bë simboli i Gutës Lindore që është nën rrethimin e regjimit të Asadit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, edhe fëmija 2 vjeçare Kasim i përjeton dhimbjet e ngjashme. Kasim, i cili në sulmin ajror humbi nënën e tij, pret që të evakuohet urgjentisht dhe të merret në trajtim mjekësor.

Edhe Kasim Kahvexhi, ashtu sikurse simboli i Gutës Lindore foshnja Kerim u plagos nga bombardimet e regjimit të Asadit në prehër të nënës. Avioni i regjimit që goditi lagjen Hammurije më 3 dhjetor, e ndau Kasimin e vogël nga nëna.

Ndërkohë Kasimi i cili tashmë është jetim mori plaga të rënda rreth hundës dhe gojës, ndërsa qëndroi 2 ditë në kujdes intensiv duke e humbur vetëdijen.

Tashmë për Kasimin e vogël kujdeset babai i tij. Por fëmija për shkak të thyerjeve në mjekër, hundë dhe gojë ushqehet me vështirësi.

Muhammed Kahvexhi, babai i fëmijës dy vjeçare, e ushqen fëmijën duke e injektuar ushqim të lëngshëm nëpërmjet hundës.

Kasimi i vogël në rast se lëviz kokën e tij përjeton dhimbje të mëdha. Ai për shkak të plagëve të rënda nuk mund të flasë, por edhe fle me vështirësi.

Fëmija e moshës dy vjeçare ashtu si shumë të tjerë në Gutën Lindore presin që urgjentisht të evakuohen prej aty dhe të operohen në ndonjë spital të pajisur plotësisht.

Babai Muhammed, thotë se: “Djali im përkohësisht shpëtoi nga rreziku i vdekjes. Në fytyrë ka plagë të rënda. Urgjentisht ka nevojë për disa operacione. Ka nevojë për trajtim mjekësor që t’i mbyllen plagët”.

Ai më tutje e shprehu lumturinë nga fakti se Turqia jep përpjekje në lidhje me Gutën Lindore. “Shpresojmë që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan të qëndrojë pranë fëmijëve të Gutës Lindore. Këta fëmijë kanë nevojë të evakuohen për t’u trajtuar jashtë këtij vendi. Ata që janë në gjendje kritike duhen nxjerrë sa më shpejt. Shpresojmë që të na ndihmojnë neve së shpejti. I faleminderit shumë Erdoğanit”.

-“Në rast se nuk bëhet trajtimi, deformimi i fytyrës do të vazhdojë”

Ndërkohë doktori i Kasimit, Ebu Osman, tregoi se përveç dëmtimit në mjekër, gojë dhe hundë fëmijës i është mbërthyer edhe një shrapnel në kokë.

“Nuk kemi mjete për të trajtuar këtë”, tha doktori Ebu Osman.

Ai tha se Kasimi dhe foshnja Kerim kanë të njëjtën tregim. “Në rast se nuk trajtohet pjesën tjetër të jetës do ta vazhdojë me këtë deformim të fytyrës”, u shpreh doktori për AA.

Ebu Osman më tej theksoi se të paktën 650 të sëmurë kanë nevojë që të evakuohen urgjentisht, ndërsa një numër i madh i civilëve humbin jetën për shkak të mungesës së ilaçeve.

Kerim humbi syrin e majtë dhe nënën një muaj e gjysmë më parë nga një sulm me artileri nga forcat e regjimit. Rrëfimi për foshnjën Kerim për herë të parë u shpërnda nga AA, me çka mbi pesë milionë njerëz në rrjetet sociale mbështetën në masë të madhe fushatën solidarizuese. Kerim përballet me rrezikun të humbasë edhe syrin e djathtë për shkak të goditjes në kokë gjatë sulmit dhe qelbit të tubuar në syrin e majtë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

U hodh në det pas shpërthimit, gjendet i gjallë pas 30 orësh punëtori i Portit të Bejrutit

Punëtori i Portit të Bejrutit u gjet i gjallë pas 30 orëve që kanë kaluar nga shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin e...

Kantoni i Cyrihut do t’i regjistrojë vetë të kthyerit nga vendet e rrezikut

Kantoni i Cyrihut mbledh të dhënat e kontaktit të të gjithë udhëtarëve që kthehen përmes rrugës ajrore nga vendet me rrezik të...

Liban, rritet në 154 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Portin e Bejrutit

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i së martës në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, është rritur në 154, njoftoi ministri i Shëndetësisë...

OKB: Sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të shkojë drejt kolapsit.

Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të kalojë në kolaps, për shkak të pandemisë. Dhe kjo nuk lidhet vetëm pasojat e koronavirusit, por...

Kimioterapia nuk rrezikon të prekurit me COVID-19

Tejmbushja e spitaleve, ankthi ndaj infektimit me Covid-19 dhe frika se kimioterapia mund të ulë mundësitë për të jetuar të pacientëve të...