Kastrati tregon se si xhandarmëria serbe po provokon shqiptarët në Karaçevë!

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe rreth shqetësimeve të qytetarëve të Karaçevës rreth vendosjes se disa tabelave nga ana e KFOR-it, të cilat thuhej se përcaktonin vijën kufitare.

Kastrati ka thënë se në marrëveshjen e Kumanovës që është bërë në mes të KFOR-it dhe ushtrisë së Serbisë është bërë një gabim teknik, siç thotë ai, në hartën që e ka përcaktuar se cila ushtri cilën sipërfaqe e kontrollon.

“Është më rëndësi me e theksu që KFOR-i nuk vendos vija kufitare, shënimin e kufirit e bëjnë shtetet përkatëse. Në këtë rast pa votimin në kuvendi e Kosovës nuk ka shënjim. Ajo për çka janë të shqetësuar qytetarët është që marrëveshja e Kumanovës që është bërë në mes të KFOR-it dhe ushtrisë së Serbisë, e ka bë një gabim teknik që në e kemi kuptuar në diskutim me KFOR-in dhe institucionet tjera të Kosovës. Ata e kanë bë gabim teknik në hartën që e ka përcakton se cila ushtri cilën sipërfaqe e kontrollon”, ka thënë Kastrati.

Por që ai ka thënë se problem i madh është që xhandarmeria serbe shkon shpesh në atë pjese dhe, siç thotë ai, po provokon qytetarët e Kosovës.

Derisa ka shtuar se janë duke bërë preson, siç thotë ai, gjatë gjithë kohës që të kërkohet nga shteti i Serbisë që të mos vizitohet ajo pjesë nga xhandarmeria serbe.

“Kanë hyrë në një pjesë të Kosovës ku janë prona të qytetareve të Kamenicës, dhe këtu problem i madh është që xhandarmeria serbe vjen shpesh dhe po provokon qytetarët në atë pjesë, duke e pas parasysh çka ka ndodh në luftën e fundit, se si janë sjell paramilitarët serbë me popullatën shqiptare duhet të kuptojmë që qytetarët ende kanë trauma. Ne jemi duke bë preson gjatë gjithë kohës që të kërkohet nga shteti i Serbisë që të mos vizitohet ajo pjesë nga xhandarmeria serbe sepse mundet me u kriju një konflikt që tani askush nga ne nuk do të ndihej mirë”, ka thënë tutje Kastrati.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit