Katalonia para dorëzimit, Jordi Sanchez: nuk durohet më kështu, nuk jam i gatshëm të humb jetën time!

Mos i humb

Kështu ka thënë sot zyrtari i lartë katalonas, Jordi Sanchez, i cili po mbahet në burg për shkak të përpjekjes së dështuar për ndarjen e Katalonisë nga Spanja, shkruan sot Al-Jazeera Ballkans.

Një nga katër politikanët e burgosur të cilët kanë hyrë në grevë urie, Jordi Sanchez, ka thënë se nuk duan të vdesin nga uria në burg.

Në pyetjen të cilën ia kishte dërguar Reuters, Sanchez ka thënë se “e do jetën dhe lirinë”, dhe se “nuk është gati për një grevë urie deri në vdekje”, raporton Al-Jazeera Ballkans.

Në fakt, Sanchez është një nga nëntë udhëheqësit separatistë që po mbahen në paraburgim për shkak të rolit të tyre në përpjekjet katalonase për pavarësi vitin e kaluar.

Nëntë të arrestuarit po mbahen prapa grilave për shkak të rrezikut se ata mund të vazhdojnë këmbënguljen e tyre për pavarësinë e Katalonisë, apo për shkak se mund t’i bashkohen prapë udhëheqësve të tjerë që kanë ikur nga Spanja.

Dhjetë ditë më parë, Prokuroria e Shtetit kërkoi që udhëheqësit separatist katalonas të dënohen me nga 25 vjet burgim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit