Katalonja rikthen detyrimin për maskat! Futen në karantinë rreth 30 mijë njerëz

Mos i humb

Pas Australisë, me zonën e Melburnit që ka shpallur rimbylljen, Spanja është vendi që, së pari në Europën Perëndimore, ka përdorur masa të reja të kontrollit për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Katalonja përsëri me maska

Teksa në ditët e fundit janë shtuar rastet e reja të identifikuara pozitiv me infeksionin e koronavirusit, në rajonin e Spanjës veriore, qeveria katalanase ka shpallur përsëri detyrimin për mbajtjen e maskave në ambientet publike, edhe kur sigurohet distanca e nevojshme sociale, dhe për të pabindurit ka vendosur me ligj gjobë prej 100 euro.

Katalonja, rajoni me kryeqytetin Barcelonë, në fakt është përfshirë nga shpërthime të reja vatrash infeksioni kryesisht në zonën përreth qytetit të Lleida, ku janë futur në izolim rreth 200 000 banorë.

Masat e reja kufizuese po mbërrijnë gjithashtu në një zonë baske në Ordizia, një vend me 10,000 banorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit