Katari lavdëron presidentin Erdogan për çështjen e Kudsit

Mos i humb

Katari ka lavdëruar Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për rolin në shfaqjen e një qëndrimi të përbashkët të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin.

Këshilli i Ministrave i Katarit, i mbledhur nën kryesimin e kryeministrit të Katarit, sheiku Abdullah bin Nasir bin Halife Al Thani, në kryeqytetin Doha, ka kërkuar të ndërmerren veprime urgjente ndërkombëtare për mbrojtjen e popullit palestinez dhe për ndaljen e sulmeve të forcave izraelite si dhe të shkeljeve të vazhdueshme të kolonëve hebrenj në Mesxhid-i Aksa.

Ministri i Drejtësisë i Katarit, Hasan bin Lahdan el-Hasan el-Muhennedi, në një deklaratë për agjencinë zyrtare të Katarit QNA, u shpreh se gjatë takimit është mirëpritur deklarata e Samitit të jashtëzakonshëm të OBI-t të mbajtur në Stamboll.

Duke theksuar se deklarata e dalë nga Samiti i OBI-t ka shprehur ndjenjat e popujve muslimanë dhe ka treguar një hartë të rrugëtimit për të kundërshtuar vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për Kudsin, Muhennedi ka folur me lëvdata për rolin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për shfaqjen e një qëndrimi të përbashkët të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin.

Muhennedi po ashtu shprehu keqardhje për veton e SHBA-ve për projektrezolutën e prezantuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 6 dhjetor solli vendimin me të cilin njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Pas këtij vendimi pasuan reagime të ashpra dhe protesta në disa shtete./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit