Katari ndihmë prej 20 milionë dollarë për Gazën

Mos i humb

Katari ka ndarë një ndihmë prej 20 milionë dollarë Kombeve të Bashkuara (OKB) me qëllim për t’u përdorur në projektet humanitare në Rripin e Gazës në bllokadë.

Jamie McGoldrick, koordinatori i Zyrës së OKB-së për ndihmat humanitare në Palestinë dhe kryetar i Komitetit të Katarit për Rindërtimin e Gazës, Muhammed el-İmadi kanë nënshkruar protokollin e ndihmës me 20 milionë dollarë që Doha do t’i japë OKB-së për t’u përdorur në projektet humanitare në Gaza.

McGoldrick në mesazhin e tij të publikuar në Twitter lidhur me protokollin e nënshkruan në qendrën e Zyrës së OKB-së në Kudsin Lindor nën okupim, ka theksuar se ndihma që Katari ka dhënë është në hap shumë i rëndësishëm për forcimin e ekonomisë së Palestinës.

Po ashtu edhe koordinatori special i procesit të paqes së OKB-së për Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov në llogarinë e tij në Twitter ka shprehur falënderimet ndaj Katarit për ndihmën që jep.

“Kjo është mënyra e vetme për të mbajtur qetësinë, për të mbështetur pajtimin dhe për të gjetur zgjidhje për të gjitha përpjekjet humanitare”, tha Mladenov duke tërhequr vëmendjen se Katari me këtë ndihmë ka dhënë mbështetje projekteve të OKB-së për trajnimin e popullatës dhe sigurimin e mundësive të punësimit me qëllim për të pakësuar dhimbjet e 2 milionë njerëzve që jetojnë në Gaza.

Media lokale ka shkruar se ndihma prej 20 milionë dollarë për OKB-në është e përfshirë në paketën e ndihmës prej 150 milionë dollarë që Katari ka premtuar për Rripin e Gazës.

Katari vitin e kaluar njoftoi për një paketë ndihme me 150 milionë dollarë për Rripin e Gazës. Sipas kësaj pakete Katari ka premtuar se çdo muaj do të dërgojë 15 milionë dollarë për familjet në nevojë dhe për pagesën e rrogave të punonjësve në Rripin e Gazës. Krahas kësaj ka premtuar se do të dërgojë edhe një shumë monetare prej 60 milionë dollarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit