Katari sërish lider botëror në eksportin e LNG-së

Mos i humb

Katari edhe vitin e kaluar ka qenë vendi me eksportin më të madh të gazit natyror të lëngëzuar (LNG) me 103,4 miliardë metra kubë.

Sipas të dhënave që Anadolu Agency (AA) ka tubuar nga “Raporti i Gjendjes së Statistikave Botërore të Energjisë BP 2018”, vitin e kaluar në nivel botëror janë eksportuar 393,4 miliardë metra kubë LNG.

Shtetet e Azisë-Paqësorit janë regjistruar si blerësit kryesorë të LNG-së, ndërsa këto vende janë pasuar nga Evropa.

Eksportet e LNG-së së Katarit janë zvogëluar për 3,5 për qind vitin e kaluar në raport me vitin paraprak, gjegjësisht nga 107,2 miliardë metra kubë në vitin 2016 në 103,4 miliardë në vitin 2017.

Në listën e eksportuesve më të mëdhënj të LNG-së pas Katarit radhiten Australia me 75,9 miliardë metra kubë, Indonezia me 21,7 miliardë dhe SHBA me 17,4 miliardë.

Eksportin më të madh Katari e ka realizuar për Korenë e Jugut me 15,9 miliardë metra kubë.

Japonia, blerësi kryesor

Ndërkohë, importuesi më i madh i LNG-së në botë vitin e kaluar ka qenë Japonia me 113,9 miliardë metra kubë.

Japonia është ndjekur nga Kina, Koreja e Jugut dhe India, ndërsa në Evropë blerësit më të mëdhenj vitin e kalaur kanë qenë Spanja dhe Turqia.

Spanja vitin e kaluar ka importuar 16,6 miliardë metra kubë LNG, kurse Turqia 10,9 miliardë.

Furnizuesit kryesorë të Turqisë kanë qenë Algjeria, Nigeria dhe Katari.

Sipas një raporti të publikuar në fund të vitit 2017 nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, kërkesa botërore për LNG deri në vitin 2022 do të arrijë në 460 miliardë metra kubë.

Sipas raportit, prodhuesit e mëdhenj si Katari, Australia dhe SHBA do të jenë orientues të çmimeve të LNG-së në nivel global./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit