Katër koalicione në Irak bashkohen për formimin e shumicës parlamentare

Mos i humb

Katër koalicionet më të mëdha politike në Irak, u bënë bashkë për të formuar një bllok të shumicës parlamentare, i cili do të formojë qeverinë e ardhshme të vendit.

Aleanca e re, përfshin blloqet Koalicioni Sairoon të Moqtada al-Sadr, Bllokun Fitore të cilin e kryeson kryeministri Haider al-Abadi, Lëvizja Kombëtare e Urtësisë, e kryesuar nga Ammar al-Hakimi dhe Koalicioni Kombëtar i Iyad Allawi.

“Jemi bërë bashkë për të formuar një bllok të shumicës i cili do të formojë qeverinë e re”, thuhet në letrën e katër blloqeve të bashkuara.

Deklarata përshkruan bllokun e sapoformuar si “një aleancë ndërsektare, e përkushtuar për ndërtimin e një shteti të bazuar në të drejtat e qytetarëve, drejtësinë dhe barazinë, të cilat mund të ofrojnë një jetë të denjë për të gjithë njerëzit”.

Koalicioni “Sairoon” i klerikut shiit Al-Sadr dominoi në zgjedhjet parlamentare të 12 majit, duke fituar 54 ulëse.

Partia e dytë doli koalicioni Hashd al-Shaabi me 47 ulëse, ndërsa blloku i kryeministrit Haidar al-Abadi u radhit i treti me 42 ulëse.

Brenda 30 ditëshit të parë të punës, Parlamenti i Irakut do të duhet të zgjedhë presidentin e ardhshëm të vendit me dy të tretat e votave, i cili pastaj do t’i dorëzojë mandatin bllokut të ardhshëm që do të qeverisë me vendin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit