Katër mënyra natyrale si të zbehni shenjat!

Mos i humb

Alarm në Itali, shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi. 36 të prekur në spital

ITALI Shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Pas një 78-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë...

Durrës/ Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në pranga 3 persona

Aksioni nga Policia e Durrësit ka vënë nën pranga 3 drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke drejtuar automjetin në gjende të...

Osmani: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, Trepça e paprekshme!

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në aktivitetin e shënimit të 31-vjetorit të grevës së Stan Tërgut. Grevën e...

Izrael, konfirmohet rasti i parë me koronavirus

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se për herë të parë në vend u përcaktua koronavirusi i ri (Covid-19) tek një person, (AA).

Të gjithëve na ka ndodhur që për shkak të shpejtësisë a mungesës së vëmendjes të përplasemi me tavolinën, derën apo mobilje të ndryshme.

Në momentin e parë nuk i kemi kushtuar rëndësi, por me siguri keni pyetur veten ”Çfarë ka ndodhur?” kur keni parë disa shenja në ngjyrë vjollcë në lëkurë, të cilat njihen ndryshe si hematoma. Hematoma është shfaqje e lëndimit të vogël të enëve të gjakut të cilat gjenden nën sipërfaqe të lëkurës. Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla blu mavi, e zezë apo ngjyrë vjollcë. Living ju zbulon më poshtë si t’i trajtoni në kushte shtëpie me produkte që i keni të gjithë.

1. Vendosni sipër hematomës mish të pagatuar:

Me siguri mund t’ju duket qesharake, por ky truk i vjetër i gjyshes funksionon gjithmonë. Mishi i gjallë ul mavijosjen e lëkurës dhe redukton gradualisht hematomën. Nëse nuk e besoni, nuk ju kushton asgjë ta provoni.

2. Kuba akulli:

Akulli është zgjidhja më e shpejtë në rast lëndimesh apo hematomash, megjithatë duhet të keni kujdes kur e përdorni pasi nuk duhet vendosur kurrsesi drejtpërdrejt në lëkurë. Për shembull nëse aplikohet mbi një plage të hapur, mund të ketë efekt të kundërt përsa i përket ndërprerjes së hemorragjisë. Këshillohet që të mbështillni kubat e akullit me një napë para se t’i përdorni mbi lëkurë.

3. Uthull molle:

Uthulla e mollës është një nga ata produkte çudibërës që gjen përdorim pothuaj kudo, si për shembull në trajtimin e rënies së flokëve, zverdhjes së thonjve, pastrimit të shtëpisë etj. Megjithatë ju mund ta përdorni edhe për të trajtuar njollat e hematomave në trup. Mjaftoni të lyeni një tampon pambuku me uthull molle dhe ta kaloni mbi lëkurë. Përveç se ndihmon në zhdukjen e tyre, përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut.

4. Lëng limoni dhe kripë e jonizuar:

Lëngu i limoni t ka në përmbajtjen e tij acid citrik i cili eliminon njollat e ndryshme nga lëkura, përfshirë këtu edhe shenjat kafe si pasojë e ekspozimit të tepruar në diell. I kombinuar me kripën e jonizuar, efekti i tij është akoma edhe më gjithëpërfshirës. Shtypni një limon dhe lëngun e tij bashkojeni me dy lugë çaji kripë, masazhoni zonën ku keni hematoma dhe lëreni të veprojë për 30 minuta, shkruan Living.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Rritet bilanci/ Shkon në 79 numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali, ndalohet hyrja dhe dalja në disa qytete

Italia ka dhënë alarmin për koronavirusin. Fqinjët janë vendi më i prekur në Europë, ku tashmë është rritur numri i të prekurve...

Si ta ndalojmë Alexa-n që të mos regjistrojë bisedat private

E vetmja mënyrë për të ndaluar regjistrimin e Amazon Alexa në shtëpi është ta ndalni atë. Nëse nuk dëshironi...

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë, patjetër lexojeni këtë tekst!

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë madje përherë – është shenjë për t’u brengosur, thonë stomatologët Fjala është...

Kur jemi duke fjetur mund të mësojmë një gjuhë të huaj, e pohon shkenca

Ndërsa ne nuk mund të punojmë ose gatuajmë saktësisht në të njëjtën kohë, truri ynë është shumë aktiv teksa jemi në gjumë

Kaçamak me kërpudha

Për kafjall, darkë, por bën edhe për drekë… Kurdo që ta përgatitni, këtë ushqim do ta pëlqeni menjëherë! –...