Katër të vdekur në një sulm të armatosur në Rusi

Mos i humb

Të paktën katër persona të vrarë dhe katër të tjerë të plagosur, është bilanci i sulmit të armatosur të kryer sot në republikën ruse të Dagestanit.

Duke iu referuar pohimeve të zyrtarëve policorë, agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti shkruan se një sulmues i armatosur hapi zjarr mbi një turmë njerëzish në qendër të qytetit Kizljar, në Dagestan.

I njëjti burim bën me dije se policia ka qëlluar për vdekje sulmuesin, identiteti i të cilit mbetet i panjohur.

Objektiv i sulmit kanë qenë pjesëmarrësit të një marshi në kuadër të festës së lashtë popullore ruse “Maslenica”, me të cilën përcillet dimri dhe mirëpritet pranvera.

Aktualisht po kryen hetime për zbardhjen e plotë të rastit, por që aktualisht nuk ka informacione mbi motivet e sulmit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit