Katër ushtarë të regjimit sirian të vrarë në sulmin izraelit

Mos i humb

Katër ushtarë të regjimit të Sirisë janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur në sulmet e Izraelit të kryera ndaj Sirisë në orët e mbrëmjes së kaluar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Mbrojtjes e Ministrisë ruse të Mbrojtjes lëshoi një deklaratë në lidhje me sulmin izraelit ndaj objektivave në Siri.

Në deklaratë u theksua se forcat ajrore izraelite kanë kryer tre sulme në perëndim, jugperëndim dhe jug të Sirisë.

“Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën katër ushtarë të Sirisë, ndërsa gjashtë janë plagosur. Disa pjesë të aeroportit ndërkombëtar të Damaskut janë dëmtuar”, thuhet në deklaratë.

Ministria ruse bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore të ushtrisë së regjimit kanë shkatërruar në ajër mbi 30 raketa dhe bomba të hedhura nga forcat ajrore izraelite.

Ndryshe, ushtria izraelite më herët njoftoi se ka kryer sulm ajror ndaj objektivave të forcave speciale në kuadër të Gardës Revolucionare të Iranit në territoret e Sirisë./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit