Kavajë, Investim i TIKA, Inagurohet restaurimi i Kullës së Sahatit dhe Xhamisë Kubelije.

Mos i humb

200 Vjet nga ndërtimi i saj, e gjeti Kullën e Sahatit të qytetit të Kavajës, më të lartën në Shqipëri të restauruar dhe në kushte shumë më të mira për të treguar gjithë madhështinë e saj dhe pritur vizitorë të shumtë.

Sot, me një ceremoni zyrtare të shoqëruar me aktivitete të shumta merrnin pjësë Kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Isa Sakja, Përfaqësues të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA)  në Shqipëri, Prefekti i qarkut Tiranë dhe zyrtarë të tjerë vendorë u bë inagurimi i saj dhe u zbuluar pllakata e vendosur me këtë rast, në të cilën shkruhej: “Punimet e restaurimit dhe ndriçimit të Kullës së Sahatit Kavajë janë realizuar nga Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”.”

Delegacioni u prit së pari në ambientet e Bashkisë, zbilimi i pllakatës, vizita në Xhaminë Kubelije dhe më pas në një konferencë.

Restaurimi i Kullës së Sahatit të Kavajës përkon me 200 vjetorin e ndërtimit të saj, dhe është një donacion i (TIKA), i cili përfshiu edhe restaurimin e Portikëve të Xhamisë “Kubelije”.

Statusi në Facebook i Isa Sakja:

“Sot, kremtuam 200 vjetorin e Sahat-Kullës së Kavajës, më e larta në Shqipëri.

Nuk kujtuam për të kujtuar, por së bashku me prefektin e qarkut, miq tanë të nderuar të TIKA-s që investuan bujarisht për restaurimin e saj në bashkëpunim me specialistet e Institutit të Monumenteve, ne u ndjemë mirë që bëmë një vepër tjetër të mirë për Kavajën tonë të dashur.

Frymëzimi i madh na vjen nga kavajasi Ibrahim Bej Alltuni, financuesi i saj i vetem, poet lirik e atdhetar i madh.

Ne respektojmë emrin e gjithkujt që e bëri më të bukur Kavajën dhe përpiqemi t’u ngjajmë atyre.

#bashkiapertrashgimninekulturor

#bashkiaperkavajenebukur”

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit