Kazakistan, autobusi përfshihet nga flakët, humbin jetën 52 persona

Mos i humb

Të paktën 52 persona e kanë humbur jetën pasi një autobus udhëtarësh është përfshirë nga zjarri në rajonin Aktobe të Kazakistanit.

Ruslan Imankulov, përfaqësuesi për Situata të Jashtëzakonshm në Ministrinë e Brendshme të Kazakistanit deklaroi se në autobusin e udhëtarëve zjarri është shfaqur gjatë udhëtimit nga arsye ende të panjohura.

“Në autobus ndodheshin 55 udhëtarë dhe 2 shoferë. Nga udhëtarët 5 prej tyre kanë shpëtuar të plagosur ndërsa të tjerët kanë humbur jetën”, tha Imankulov.

Agjencia e lajmeve Kazinform, ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë dërguar një numër i madh i ekipeve zjarrfikëse dhe të shëndetësisë dhe se udhëtarët janë të gjithë shtetas të Kazakistanit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit