KDI ankohet: Partitë politike fshehin financat

Mos i humb

Në kuadër të javës Kundër Korrupsionit, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka prezantuar analizën mbi financimin e subjekteve politike në Kosovë, me theks gjatë fushatave zgjedhore për zgjedhjet qendrore e lokale.

Sikur edhe herë tjera, edhe në këto dy palë zgjedhje, partitë politike nuk janë treguar transparente sa i përket shpenzimeve elektorale, kjo tashmë është një praktikë e kamotshme e subjekteve politike, vlerësojnë përfaqësuesit e KDI-së.

Ndryshe, kjo organizatë vë në pah se mungesa e auditimit të buxhetit dhe shpenzimeve të subjekteve politike ka bërë që këto të fundit të fshehin të dhënat për të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit.

Florent Spahija nga KDI, ka theksuar se Kosova sapo ka kaluar dy procese zgjedhore, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale, dhe transparenca e subjekteve politike vazhdon të jetë në nivel jo të duhur.

“Sipas analizës del që subjektet politike në lidhje me financimin kanë disa të drejta dhe kufizime. Subjekteve parlamentare nga buxheti shtetëror në vitin 2016 u janë ndarë 4.2 milionë euro. Kuvendi i Kosovës në çdo vit kalendarik ndanë deri në 0.34% të shumës së përgjithshme të buxhetit të shtetit për subjektet politike parlamentare”, ka sqaruar Spahija, duke shtuar se analizimi i ndarjes së buxhetit për subjektet politike del se në vitin 2016 subjekti politik PDK ka pranuar 1 milionë e 295 mijë euro, LDK 1 milionë e 50 mijë euro, LVV ka pranuar 560 mijë euro, AAK ka pranuar 385 mijë euro, Lista Serbe ka pranuar 315 mijë euro dhe subjektet e tjera.

“Subjektet politike mund të pranojnë donacione nga personat fizikë deri në 2000 euro për një vit kalendarik ndërsa nga personat juridik deri në 10 mijë euro për një vit kalendarik, burim shtesë për subjektet politike është edhe anëtarësia e tyre që nuk duhet të kalojë vlerën e 12 eurove në vit. KDI ka hulumtuar nëse subjektet politike kanë treguar se si janë shpenzuar buxhetet përgjatë një viti (2013 – 2016) apo në kohë fushatash (2013 dhe 2014), por jo të gjitha subjektet ishin transparente”, ka shtuar ai. Lidhur me këtë ka bërë të ditur se PDK si subjekti politik që ka pranuar më së shumti buxhet nuk ka ueb faqe dhe nuk i ka paraqitur askund shpenzimet e tyre.

“KDI në këtë vit ka dërguar në dy palë zgjedhje në lidhje me shpenzimet e fushatave. Për zgjedhjet nacionale KDI nuk ka pranuar pyetësorin e plotësuar, por për ato lokale LDK ka qenë e hapur dhe ka treguar se sa ka buxhet për fushatë dhe si do ta shpenzoi atë. KDI do monitoroi nëse raportimi ka qenë i saktë pasi që të bëhet publik raporti financiar mbi shpenzimet e fushatës”, ka sqaruar Spahija.

Më tej Spahija ka theksuar se LVV, i ka publikuar raportet financiare nga 2013 deri në 2015, por jo edhe atë të 2016.

“Mungesa e auditimit të raporteve financiare ka qenë arsyetimi kryesor për mos publikimin e raporteve financiare që subjektet politike kanë paraqitur para publikut. Për më shumë se 4 vite Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedh auditorët për auditimin e financave të subjekteve politike. Këtë vit Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur auditorët”, ka thënë Spahija. Rekomandimi kryesor i KDI në lidhje më këtë çështje sipas tij, është që mandati i prokurimit të kompanive të auditimit duhet t’i kthehet KQZ-së, në mënyrë që pengesat politike të mos jenë arsye për vonesat e përvitshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit