KDI takohet me grupe parlamentare për Ligjin për Dialogun

Mos i humb

KDI ka realizuar takime të ndara me dy grupet parlamentare të opozitës, përkatësisht Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen në të cilat ka diskutuar lidhur me analizën e KDI-së mbi Ligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

KDI në këtë analizë ka adresuar një sërë çështjesh dhe një sërë rekomandimesh të cilat do të duhej të adresoheshin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës para votimit të këtij ligji në Kuvend. Kjo analizë është ndarë edhe me deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes postës elektronike para votimit të ligjit në leximin e dytë. Mirëpo, asnjë nga këto çështje nuk janë adresuar nga të njëjtit.

KDI konsideron se ky ligj aplikon procedurë të veçantë për anëtarin e shoqërisë civile dhe si rrjedhojë aplikon standard të dyfishtë. Kjo e vë në pikëpyetje pozitën e këtij anëtari të delegacionit me anëtarët e tjerë, të cilët duhet të votohen nga Kuvendi.

Në këtë analizë ndër të tjera kemi gjetur se ky ligj tenton të përcaktojë hierarkinë institucionale, të prek ndarjen e pushteteve dhe mënyrën e vendimmarrjes së institucioneve kushtetuese të Kosovës, duke synuar kalimin e kompetencave nga institucionet kushtetuese tek Delegacioni Shtetëror.

Sipas analizës ligji gjithashtu lë hapësirë në mënyrën e mbikëqyrjes parlamentare të procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe të vet punës së Delegacionit Shtetëror duke i dhënë mandat vetëm një Komisioni Ad Hoc.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit