KED sfidon presidentin, publikon në Fletore Zyrtare emrat e Kushtetueses

Mos i humb

Janë botuar në Fletoren Zyrtare lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për vakancën e shpallur nga Presidenti i Republikës.

Në renditjen e publikuar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka shpallur të parën këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsin, me 89.642 pikë.

Më pas në listë janë Fiona Papajorgji me 88.785 pikë, Elsa Toska me 85.428 pikë dhe Marsida Xhaferllari me 82.000 pikë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në pjesën e përcaktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit