Ballina Kuzhinë Kek me limon, receta e thjeshtë për fundjavën tuaj

Kek me limon, receta e thjeshtë për fundjavën tuaj

49
0

Siç kemi thënë edhe herë të tjera, pjesa më e mirë e agrumeve është në lëkurën e tyre. Në këtë recetë kemi përdorur edhe lëkurën edhe lëngun në mënyrë që aroma dhe shija të jetë e plotë.

Përbërësit: 1 gotë uji miell, 1 gotë uji sheqer, 150 gram gjalpë të tretur, 2-3 vezë, pak kripë, 1/2 pako pluhur pjekës ose 1 lugë kafeje shumë të vogël sodë buke, lëngu i gjysmë limoni, lëkura e 1 limoni, pak mjaltë, 1 gotë të vogël (liker limoni).

Për sherbetin lart: 1/2 gotë sheqer pluhur, 1 lugë mjaltë, 1 lugë lëng limoni, lëkurat e një limoni, gjysmat brenda dhe gjysmat lart për dekor.

Përgatitja: Në fillim rrihni sheqerin, kripën, miellin dhe gjalpin e tretur sa të bëhet një masë homogjene. Miellin e keni përzier më parë me pluhurin pjekës. Rrihni vezët me lëngun e limonit dhe lëkurat e tij.

Përziejini të dyja masat dhe vendoseni në një tavë të vogël katrore ku keni vënë një letër pjekëse më parë të piqet rreth 25 minuta në 150-170 gradë, varet nga fuqia e sobës.

Mirë është të dalë në ngjyrë pana të lehtë, prandaj duhet temperaturë e ulët. Kekun, pasi të jetë pjekur, lëreni të kullojë dhe merruni me glasurën lart.

Përziejini të gjithë përbërësit e glasurës dhe ia hidhni sipër kekut. Në fund, për zbukurim, kur ta shërbetosni, i vini lëkurë limoni të grirë./tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here