Këlliçi flet për kthimin e PD-së në Parlament

60
0

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi foli në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja mbi mundësinë e kthimit në Parlament të Partisë Demokratike.

“Është si opsion. Është çështja më e nxehtë e diskutimit brenda forumeve politike të PD-së, brenda anëtarësisë së saj. Edhe lidershipi i Partisë Demokratike është në diskutim çdo ditë me anëtarësinë e PD-së dhe me qytetarët. Ende nuk ka një vendim. Të gjitha opsionet janë në tavolinë, duke nisur nga rikthimi në Parlament, nga marrëdhëniet e kushtëzuara, nga djegia e mandateve, nga protestat pa kthim pas”, tha Këlliçi.

Në lidhje me kandidatin opozitar për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh: “Është në diskutim. Për herë të parë, për kandidatin do të votojë anëtarësia e PD-së”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here