“Kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me Këshillin e Europës”

Mos i humb

Ministri i Turqisë për marrëdhëniet me Bashkimin Europian (BE) Omer Çelik zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland.

Çelik priti në një mëngjes pune Jagland-in dhe delegacionin shoqërues.

Para takimit, Çelik tha se është i kënaqur që pret në takim Jagland-in në Ankara. “Ai është një burrështetas shumë i vlefshëm, me të cilin kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me Këshillin e Evropës. Sot do t’i diskutojmë çështjet mes nesh. Edhe ai ka një program të ngjeshur. I uroj mirëseardhje. Shpresoj se do të jetë një takim frytdhënës”.

Jagland tha se ndjehet i kënaqur për të qenë në Ankara. “Këto çështje do t’i diskutojmë në takimin e sotëm, në takimin me presidentin Recep Tayyip Erdoğan si dhe në takimet tjera”.

Ai theksoi se kontakti i ndërsjellë i themeluar do të jetë shumë i dobishëm për zhvillimin e dialogut./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit