Kemi hyrë zyrtarisht në epokën e “Super SUV”

Mos i humb

Nuk ka më asnjë dyshim që moda e kohëve të sotme, për gjithë prodhuesit e makinave luksoze, është SUV. Pothuajse çdo markë super-makinash po e prodhon nga një version SUV.

Të fundit që kishin mbetur pa e përmendur si plan në 2018 ishin Bugatti e Ferrari. Por tashmë dimë prej muajsh që edhe Ferrari e ka në plan diçka të tillë, Ferrari Purosangue. Tani po planifikon ta bëjë edhe Bugatti. Sipas Bugatti-t, SUV do të bazohet në format e Chiron e mund të jetë gati në 2020.

Makinat luksoze tani do të bëjnë më shumë gjëra se thjesht të ecin me shpejtësi të lartë. Tani do të kenë vend për të bërë pazare, për të çuar fëmijët në shkollë, për të shkuar me shokët te një ndeshje, e prapëseprapë të ruajnë shpejtësinë marramendëse.

 Ferrari Purosangue

 Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit