“Kemi marrëdhënie shumë të afërta me Turqinë”

Mos i humb

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasimi lidhur me marrëdhëniet Turqi-Iran ka thënë se “Tashmë kemi marrëdhënie shumë të afërta me Turqinë”.

Kasimi në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Tasnim ka folur për marrëdhëniet e shtetit të tij me Turqinë dhe me shtetet tjera në rajon.

Duke folur për marrëdhëniet e Iranit me shtetet në rajon si Rusia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Armenia, Pakistani, Afganistani dhe shtetet në Kaukaz, Kasimi tha se kanë shënuar një progres të rëndësishëm në fazën ku është arritur.

Ai potencoi se janë në dialog të afërt edhe me Turqinë. “Marrëdhëniet tona me Turqinë, në krahasim me vitet e kaluara ka arritur në një nivel më të mirë. Janë zvogëluar keqkuptimet e viteve të kaluara. Tashmë kemi marrëdhënie shumë të afërta me Turqinë”, tha Kasimi.

Lidhur me zhvillimet në Siri dhe Irak, ai theksoi rëndësinë e neutralizimit të DEASH-it në këto vende.

Sipas tij, Irani ka marrëdhënie të afërta edhe me shtetet e Gjirit si Omani, Kuvajti dhe Katari dhe se në rajon kanë probleme vetëm me Arabinë Saudite./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit