Keni dhembje fyti? Ja mënyrat natyrale për ta kuruar!

Mos i humb

Luhatja e temperaturave shpesh shkakton shqetësime të ndryshme shëndetësore te njerzit, ndër to edhe dhimbje fyti.

Kjo sëmundje shkaktohet nga një bakter i keq, i cili shfaqet në momentin kur gjen kushte të përshtatshme. Të gjithë në periudhën që preken i drejtohen mjekut ose farmacisë, megjithatë këshillohet që si fillim ta trajtoni me kura natyrale.

Limoni

Lëngu i limonit ka një aksion antibakterial natyral dhe mund të jetë i dobishëm për të dezinfektuar gojën dhe për të bërë gargarë në rastet e dhimbjes së fytit.

Kanella

Kanella ka veti të shkëlqyera shëruese. Ju mund të përgatisni një çaj bimor me kanellë dhe piper, i cili do t’ju ndihmojë të qetësoni dhimbjet e fytit dhe të lironi rrugët e frymëmarrjes.

Qepa

Së bashku me hudhrën ajo është konsideruar si një lloj antibiotiku natyral. Zgjidhja më e mirë është të përgatisni një çaj bimor të bërë nga lëkurat e qepës: vendoseni në një tenxhere, filtrojeni dhe lëngun e përftuar lëreni të ftohet. Për të përmirësuar shijen shtojini dhe pak sheqer.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit